Të gjithë të kënaqur – askush i kënaqur

Ja, ndodhi edhe një “Marrëveshje e Brukselit” historike. Marrëveshja e njëqindtë historike. Po, paj ky është emërtimi i duhur për ato marrëveshje, sepse doli që, disi, me vetë nënshkrimin ato shndërrohen në historike, bëhen diçka që ka ndodhur, diçka që ka kaluar. Thuajse ai nënshkrim e mandej konferenca për gazetarë shtrydh vetë esencën e marrëveshjes së arritur historike. Të gjithë të kënaqur – askush i kënaqur! “Në këto negociata Serbia ka fituar me rezultatin 5:0”, tha drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi Marko Đurić pas nënshkrimit të marrëveshjes. Kam frikë vetëm që kjo në fund të mos bëhet 0:3 me rezultat zyrtar. E ndoshta edhe -3 pikë për Serbinë. Nuk është që nuk kemi pasur përvoja të tilla në të kaluarën e afërt. Qoftë 5:0 apo 0:3, druaj se asnjë nga këto “reprezentacione” nuk do të kyçet në luftën e vërtetë për titullin evropian.

0
1031

Në mënyrë që çdo marrëveshje nga letra të bartet me sukses në terren, ajo duhet të ketë mbështetjen e “lojtarëve”. Dhe megjithëse marrëveshja është arritur nën pre-sionin e “lojtarit kryesor”, në fund të fundit, prapëseprapë lojtarët kryesorë janë njerëzit që janë në terren. Njerëzit në jetën e të cilëve ndikon kjo marrëveshje. E a pranohet kjo marrëveshje nga këta njerëz? Mendoj në njerëzit që nuk e kanë një interes të ngushtë politik dhe material që ajo marrëveshje të pranohet. A e njihni bile një fqinj tuajin që është i lumtur për arritjen e marrëveshjes dhe pse nuk është i lumtur ai? Edhe ju shqiptarë edhe ne serbë? Ja, po lexoj që në të gjitha qytetet e Kosovës po nënshkruhet peticioni kundër Marrëveshjes së Brukselit me Serbinë dhe kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Paj si të zbatohen atëherë këto marrëveshje nëse populli është i pakënaqur me to? Këtu në veçanti mendoj në Marrëveshjen e Brukselit. E populli, edhe nga njëra edhe nga ana tjetër, është i pakënaqur me marrëveshjen. Ju shqiptarët nga njëra anë jeni të tmerruar nga Bashkësia e komunave serbe, duke u frikuar për sovranitetin tuaj, thuajse ai ka ekzistuar ndonjëherë që nga “fitimi i pavarësisë”, derisa ne serbët nga ana tjetër jemi të tmerruar nga “shteti i Kosovës” në të cilin do të jetonim në rast të imple-mentimit të plotë të marrëveshjes, thuajse tani nuk po jetojmë në të. Po shoh se edhe Krenari tashmë ka shkruar për këtë marrëveshje duke theksuar që tani topi është në oborrin tonë (serb), që tani çdo gjë varet nga përfaqësuesit që i kemi zgjedhur ne që të na përfaqësojnë si dhe nga prioritetet që ata do t’i përzgjedhin për neve. Topi në oborrin tonë lidhur me formimin e Bashkësisë së komunave serbe sipas ligjeve të Kosovës? Po i kujt është atëherë ky oborr? Apo ndoshta është më mirë të pyes se cilat ligje e rregullojnë atë oborr, që të mos hyjmë tani në atë se i kujt është vetë oborri? I nderuari Krenar, a nuk mendon që penjtë kryesorë të lojës dhe të gjitha taktikat e mundshme megjithatë janë në duart e pushtetit qendror në Prishtinë, pa marrë parasysh kush “luan për ne” dhe çfarë taktike ka vendosur? Është e thjeshtë, çkado që ne apo përfaqësuesit tanë dëshirojmë, prapëseprapë vula është në duar të Prishtinës.

Kurse sa i përket vetë përfaqësuesve tanë dhe prioriteteve që ata janë në gjendje t’i vendosin për ne… paj nuk po e di, ja t’ju pyes cili është mendimi juaj për këtë? Ca njerëz të aftë, a? Thjesht secili njeri e ka një kufi të vetin, kjo është thjesht kështu.

Dhe në fund, kjo ndeshje po luhet para gjithnjë e më pak spektatorëve dhe me numër gjithnjë e më vogël të sponzorëve. Kam frikë që në fund të mos ndodh të lu-ajmë para tribunave të zbrazta, e atëherë nuk ka as sponzorë, por vetëm baltë në terren.