Trashëgimia kulturore – mbrojtja dhe perspektivat e zhvillimit të saj

Trashëgimia kulturore e një populli paraqet bazën mbi të cilën ndërtohet identiteti dhe të gjitha ato që rrjedhin prej tij, por është sikurse historia, për çka kemi folur në njërin nga bllogjet e mëparshme, po ashtu e shfrytëzueshme edhe si një lloj mjeti me të cilin arrihen qëllime të caktuara politike.

0
2609

Trashëgimia kulturore e një populli paraqet bazën mbi të cilën ndërtohet identiteti dhe të gjitha ato që rrjedhin prej tij, por është sikurse historia, për çka kemi folur në njërin nga bllogjet e mëparshme, po ashtu e shfrytëzueshme edhe si një lloj mjeti me të cilin arrihen qëllime të caktuara politike.

Për fat të keq, gjendja ekzistuese sa i përket trashëgimisë kulturore të popullit serb, por edhe të komuniteteve joshqiptare në Kosovë, nuk ofron ndonjë pasqyrë të një të ardhme të ndritshme. Në këtë bllog nuk dua të merrem me atë se kush është fajtor për një gjendje të tillë sepse fajtorë ka nga të dy anët, të cilët duke i kënaqur interesat e tyre të imëta politike bëjnë veprime që në raste të caktuara sjellin në pikëpyetje ekzistencën e të mirave të caktuara kulturore në hapësirën e Kosovës. Një qëndrim i tillë nuk shkon në favor të asnjërës nga palët e përmendura.

Jemi dëshmitarë që procesi i negocimit në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është në zhvillim e sipër dhe që gjatë këtyre negociatave po bisedohet pothuajse për të gjitha temat, por fatkeqësisht jo për të gjitha. Njëra nga këto tema është statusi i trashëgimisë kulturore të popullit serb në Kosovë. Madje edhe nëse është bërë fjalë për këtë, kjo sigurisht nuk është bërë në mënyrën e duhur sepse nuk ka përparim në terren, për çka të gjithë po ashtu jemi dëshmitarë. E edhe nëse ndodh ndonjë lëvizje para atëherë kjo është gati se sipas definicionit lëvizje prapa.

Në Kosovë, sipas të dhënave të Entit për mbrojtjen e përmendoreve të Republikës së Serbisë, ekzistojnë më tepër se 1300 kisha, manastire, varreza dhe lokalitete tjera hapësinore që konsiderohen si trashëgimi kulturore të popullit serb dhe komuniteteve tjera joshqiptare prej të cilave një pjesë e madhe datojnë nga periudha e mesjetës derisa disa lokalitete datojnë qysh nga periudha antike. Natyrisht nuk ka nevojë të thuhet që në terren jashtëzakonisht pak i kushtohet kujdes këtyre lokaliteteve përveç atyre që që janë nën mbrojtje ndërkombëtare siç janë manastiret mesjetare serbe si dhe atyre që gjenden në mjediset serbe në Kosovë. E kemi për borxh të cekim që gjatë ngjarjeve të luftës, por edhe gjatë trazirave të vitit 2004, disa nga këto përmendore kanë pësuar dëme fizike dhe ky numër sillet diku mbi 150 sosh (sipas disa shënimeve 154). Shkatërrimi i një populli fillon me pastrim etnik dhe përfundon me shkatërrimin e trashëgimisë kulturore dhe përvetësimin e asaj që nuk është shkatërruar ashtu që në terren të krijohet klima e cila nuk lejon vendosjen e të drejtës në një territor të caktuar. Të gjitha këto që u përmendën janë pjesë e një procesi të cilin e drejta ndërkombëtare e definon si gjenocid. Edhepse ndoshta ky klasifikim mund të jetë pak i ashpër për gjendjen në terren, ai është i vetmi që në vete nënkupton të gjitha këto që në praktikë po ndodhin në Kosovë sa i përket mbrojtjes trashëgimisë kulturore serbe.

Për botën e civilizuar, e cila e përcjell gjendjen në Kosovë në mënyrë shumë më të paanshme se sa ne vetë, mbetet e pakuptueshme pse paraqet problem për popullatën shumicë të pranojë që në atë hapësirë ku ajo tani është shumicë në të kaluarën ka jetuar një popull tjetër i cili gjatë ekzistencës së tij historike ka krijuar të mira kulturore të cilat janë dëshmi e shkallës civilizuese të zhvillimit të atij populli gjatë ekzistencës së tij. Përvetësimi i të mirave të caktuara kulturore, siç është rasti me lokalitetin e Ulpianës, nganjëherë paraqet krim më të madh se shkatërrimi. Nocioni i përvetësimit mund të kuptohet në dy mënyra: ose ky përvetësim bëhet në institucione ose fizikisht në terren. Disa burime të caktuara tregojnë që në tregun e zi ndërkombëtar të antikiteteve paraqiten edhe më shumë se 10,000 gjësende të një vlere të paçmueshme që paraqesin trashëgimi kulturore serbe të Kosovës e të cilat përmes këtyre rrugëve përfundojnë në koleksionet private të antikiteteve. Vetë numri prej 10,000 është shkatërrues për të gjithë neve, pa marr parasysh origjinën, kombin apo religjionin. Secili banor i Kosovës duhet të ketë si qëllim të vetin që të gjitha mbetjet e të kaluarës, pa marr parasysh se cilit popull i takojnë, t’i ruajë në atë mënyrë që so të siguronte që një të ardhme të afërt ajo trashëgimi kulturore t’i prezantohet botës si një pasuri e të gjithë neve. Qeveria e Kosovës, si dhe organizata të caktuara po përpiqen që të krijojnë parakushte për zhvillimin e turizmit në Kosovë e me këtë të rrisin numrin e turistëve të huaj. Mirëpo, me këtë kujdes për trashëgiminë kulturore vështirë që një qëllim i tillë është i realizueshëm. Edhe më tutje turistët e huaj do ta vizitojnë Kosovën vetëm për shkak që ky është një regjion ku është bërë luftë dhe ku tytat e pushkëve ende mbajnë erën e barutit e jo si një regjion ku gjatë historisë është krijuar dhe mbrojtur Evropa të cilën ne e njohi sot. Nëse kjo është Kosova të cilën duam ta prezatnojmë atëherë po i tërheq të gjitha që i kam thënë gjer tani por mendoj që shumica e elitës kulturore dhe qytetarëve akademik të Kosovës e ndajnë mendimin tim por që zëri i tyre momentalisht nuk po dëgjohet sepse nuk është i përshkuar sa duhet me radikalizmin nacional i cili momentalisht është aktual si tek populli serb ashtu edhe te ai shqiptar në Kosovë. Gjykuar sipas përfaqësuesve politik që i përfaqësojnë interesat e të dy popujve në Kosovë, trashëgimia kulturore e ka vetëm një qëllim e ky është që t’i shërbejë si bazë për krijimin e një pasqyre të shtrembëruar politike dhe si e tillë është vetëm një instrumetn në duar të laikëve dhe asgjë tjetër.

Derisa p.sh. në Gjermani mund të shihni përmendore kulturore që nuk i përfaqësojnë popullin gjerman por pa marr parasysh këtë gëzojnë nivel të njëjtë sikur të gjitha përmendoret tjera kulturore në të njëjtën kohë në Kosovë përcaktimi nacional e ndonjë përmendore kulturore është në të vërtetë ftesë për shkatërrimin e tij dhe përcaktim i cili në të njëjtin moment e lë pa kurrfarë mbrojtje institucionale. Kjo praktikë thjesht duhet të ndryshohet në të kundërtën do të jemi dëshmitarë e fshrijes së tërë asaj që në kohën e vet Kosovën e renditnin në njërin nga mjediset më tolerante në Evropë.