Tregimet e Trepçës dhe nënshkrimet e Brukselit

Derisa njëra palë miraton ligje, e tjetra e akuzon këtë palën e parë, 3000 punëtorë rrinë në rrugë në mes të tetorit të ftohtë duke besuar në gjëra që janë gjithnjë e më pak reale dhe më pak të qëndrueshme. Për hir të këtyre njerëzve, le të heqim dorë nga politikanizmi dhe përrallat dhe të gjejmë një mes për të cilin njeriu i zakonshëm, nëse kjo është e mundur, nuk do ta pësojë.

0
1189

Derisa njëra palë miraton ligje, e tjetra e akuzon këtë palën e parë, 3000 punëtorë rrinë në rrugë në mes të tetorit të ftohtë duke besuar në gjëra që janë gjithnjë e më pak reale dhe më pak të qëndrueshme. Për hir të këtyre njerëzve, le të heqim dorë nga politikanizmi dhe përrallat dhe të gjejmë një mes për të cilin njeriu i zakonshëm, nëse kjo është e mundur, nuk do ta pësojë.

Vjeshta ka qenë gjithmonë periudhë e përshtatshme për protesta në veri të Kosovës. Nuk është ky ndonjë konotacion pozitiv; vetëm flet për një shprehi për të bërë diçka. Për fat të keq, serbët në veri janë mësuar të protestojnë për shkak të ndonjë gjëje dhe për diçka. Edhe një tetor na solli protesta të tjera, në dukje të papritura. Këtë herë për shkak të kombinatit metalurgjik Trepça.

Parlamenti i Kosovës miratoi një ligj që ka të bëjë me Trepçën, gjë që natyrisht shkaktoi reagime të ashpra nga ana serbe. E si të mos shkaktonte? A e dini se sa familje serbe sigurojnë ekzistencën me pagën pikërisht nga ky kombinat? A e dini se sa serbë punojnë aty tërë jetën e tyre? Dhe a e dini që absolutisht nuk kanë kurrfarë kontakti me atë që është nënshkruar në Bruksel? Politikanët serbë e karakterizuan vendimin e Parlamentit të Kosovës si rrëmbim të pronës serbe në veri të Kosovës. Nuk ka asgjë të keqe me atë deklaratë, do të pajtoheshim ne në veri të Kosovës. Sepse me të vërtetë, si mundet dikush të përvetësojë diçka që është krijuar në Serbi, ku punojnë serbë të cilët nuk i pranojnë institucionet e Kosovës dhe si mundet dikush të na e marrë atë (mes tjerash kjo është çështje edhe sa i përket tërë situatës rreth Kosovës, por për këtë do të flasim ndonjëherë tjetër)? Të gjitha këto pyetje do të ishin të logjikshme nëse nuk e marrim parasysh atë që është nënshkruar në Bruksel dhe për çfarë është obliguar Serbia.

Është i qartë qëndrimi i politikanëve se nuk do të pranojnë kurrë që kanë nënshkruar diçka që shkon në dëm të popullit serb dhe që kanë dhënë diçka që është e jona. Është e logjikshme edhe kërkesa e Prishtinës që të respektohet ajo që është nënshkruar. Por çka është ajo që nuk është e logjikshme? Nuk është e logjikshme që të gënjehet populli që jeton në veri. Nuk është e logjikshme t’i nxjerrësh në rrugë kur ditët po bëhen gjithnjë e më të ftohta. Nuk është e drejtë. Nuk është as korrekte. Ky është populli i cili qe gjashtëmbëdhjetë vjet del në protesta, vendos barrikada, jeton në hapësirën e “tokës së askujt” dhe nuk e ka idenë se çka do të ndodh nesër.

Nuk po i vë në dyshim vendimet që merren në nivelet e larta politike, unë këtu po flas për njeriun e zakonshëm që jeton në veri. Natyrisht që do të protestojnë për të mbrojtur atë që është e tyre, natyrisht që do të pranojnë që të qëndrojnë tërë ditën në shi për të ruajtur sigurinë financiare të familjeve të tyre, që të ruajnë vendet e tyre të punës dhe atë që Serbia e quan të sajën. Edhe ashtu askush nuk i ka informuar për gjëra të tjera.

Duke mos i publikuar në tërësi marrëveshjet nga Brukseli, Qeveria e Serbisë vetëm dhe absolutisht po punon në dëm të popullit të vet. Kur në mënyrë konstante flisni për fitoret e Brukselit, për mbetjen e Serbisë në Kosovë, duket se nuk ka hapësirë për disa fakte që Serbisë nuk i shkojnë aspak për shtati. Mes tjerash, Trepça është “në tavolinë” tashmë për një periudhë të gjatë kohore. Nuk është kjo as diçka e re, as nuk po ndodh përnjëherë, as nuk është edhe një kusht tjetër i Bashkimit Evropian për Serbinë. E keni nënshkruar – përballuni me këtë. Të gënjesh popullin tënd dhe ta sjellësh në një gjendje konfuzioni mund të jetë e kobshme. Nëse asgjë tjetër, historia e këtyre hapësirave gjithsesi e tregon këtë.

Për fund, nuk dua që me këtë tekst të fajësoj as njërën as tjetrën palë, këtu bëhet fjalë për lojëra të mëdha politike të cilat na janë mërzitur të gjithëve tej mase. Esenca këtu është njeriu i rëndomtë i cili vuan për shkak të politikës së lartë. Të udhëhequr nga mendimi që po i mbrojnë interesat e Serbisë gjatë protestave dhe bllokadave, ata as që janë të vetëdijshëm që ajo Serbi dikur diku në një nivel ndërkombëtar ka premtuar diçka krejtësisht tjetër, dhe të gjitha këto me qëllim të “ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit tertitorial”. Gjithnjë e më tepër e kam përshtypjen që serbët e veriut, pa fajin e tyre, janë problem në Serbi sepse “për shkak të protestave të tyre po rrezikohet hyrja e Serbisë në BE”. Kjo nuk është pikërisht kështu. Ata nuk e kanë sajuar vetë që dikush po na e vjedh Trepçën kundër vullnetit tonë dhe jashtë nënshkrimeve tona. Ata kërkojnë vetëm një jetë të dinjitetshme dhe të qetë. Dhe që të mos i gënjeni. Derisa njëra palë miraton ligje, e tjetra e akuzon këtë palën e parë, 3000 punëtorë rrinë në rrugë në mes të tetorit të ftohtë duke besuar në gjëra që janë gjithnjë e më pak reale dhe më pak të qëndrueshme. Për hir të këtyre njerëzve, le të heqim dorë nga politikanizmi dhe përrallat dhe të gjejmë një mes për të cilin njeriu i zakonshëm, nëse kjo është e mundur, nuk do ta pësojë.