Unë flas për Serbinë, ti më jep votën

Të gjithë e dimë që zgjedhjet në Kosovë (e edhe në vendet e tjera përreth) nuk janë bash zgjedhje në kuptimin e plotë të asaj fjale, por çka të bëjmë, kjo është ajo që e kemi. Në këto dhe rrethana të tilla, disa njerëz, shumë shpesh të një cilësie të ulët (për moralin bile është e tepërt të flitet), garojnë për pozitat e tyre në parlamentin e shtetit për të cilin mendojnë që është shtet dhe shtetin të cilin nuk e pranojnë si shtet.

0
643

Më njëzet e pesë shtator 2019 zyrtarisht filloi fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë. Për vetë arsyet që sollën deri tek këto zgjedhje tashmë kemi shkruar mjaft, edhe pse do të mund të shkruanim deri në pafundësi për këtë, si dhe për vetë procesin zgjedhor i cili po zhvillohet momentalisht. Të gjithë e dimë që zgjedhjet në Kosovë (e edhe në vendet e tjera përreth) nuk janë bash zgjedhje në kuptimin e plotë të asaj fjale, por çka të bëjmë, kjo është ajo që e kemi. Në këto dhe rrethana të tilla, disa njerëz, shumë shpesh të një cilësie të ulët (për moralin bile është e tepërt të flitet), garojnë për pozitat e tyre në parlamentin e shtetit për të cilin mendojnë që është shtet dhe shtetin të cilin nuk e pranojnë si shtet. Neve na mbetet vetëm të heshtim dhe të japim votën tonë, sepse, ata më së miri e dinë se çka duam ne. 

Në përputhje me këtë, partitë politike shqiptare filluan fushatën kryesisht prej komunave në veri, do të thotë komunave me popullatë shumicë absolute serbe që është goxha e padëgjueshme sa i përket integrimit dhe rrumbullakësimit të shtetësisë së Kosovës. Këtë e bëri Kadri Veseli në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë, këtë e bëri edhe Albin Kurti në fshatin Bistricë të komunës së Leposaviqit. Nëse keni menduar që ata, si kandidatë për Kryeministër dhe liderë të disa prej partive më të mëdha politike, për momentin kanë ardhur midis qytetarëve të vet të nacionalitetit serb (siç i konsiderojnë ata) me porosi për ta dhe inkurajimin që të integrohen në shoqërinë kosovare e të japin kontributin e tyre për zhvilimin e saj, natyrisht, jeni mashtruar! Jo, ata nuk janë të interesuar për këta qytetarë (gjë që edhe nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh se sa u interesojnë ata edhe partive politike serbe që marrin pjesë në këto zgjedhje), ata janë të interesuar për porosinë dhe fotografia që i dërgojnë nga ai vend votuesve të vet të nacionalitetit shqiptar. Sepse, a ka pamje më të mirë se ajo e “liderit” i cili ndodhet në veri të Kosovës dhe që thotë se është pikërisht ai që do të rrumbullakësojë shtetësinë edhe në atë pjesë të territorit dhe se si Kosova nuk është e ndarë “sa të jenë gjallë bijtë e Shalës dhe stërnipat e Isë Boletinit, bijtë e Drenicës dhe stërnipat e Azem Galicës”. Veç fort! Nuk është me rëndësi mjerimi, nuk ka rëndësi ikja e trurit, nuk ka lidhje që tashmë 11 vite nuk ka regjim pa viza, nuk ka lidhje OKB-ja dhe Interpoli, me rëndësi është që djemtë e Drenicës janë aty!

Kurti, të cilin shumëkush e sheh si kryeministrin më të mundshëm pas zgjedhjeve, fushatën e filloi me porosinë se në Albanik (!) ende nuk ka ardhur liria, 20 vite pas luftës. E para, në atë moment ai ndodhej në Leposaviq, (me sa e di unë, Leposaviqi edhe sipas ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës quhet Leposaviq) kështu që mbeti e paqartë se për cilin vend po fliste. E dyta, çka konsideron ai njeri liri? Në çfarë kuptimi njerëzit që i vizitoi janë jo të lirë? Dhe kur do të ishin të lirë? Nëse e lexon këtë, vërtetë do të dëshiroja të më përgjigjet në këtë pyetje. Çka do të thotë liria për një individ të caktuar sipas perceptimit të tij? Që askush tjetër të mos jetë aty? Veç kësaj, nuk di si kandidohet ai njeri për kryeministër të shtetit të cilin as vetë nuk e pranon, simbolet dhe himnin e të cilit nuk e pranon. Mosrespektimi i simboleve të shtetit është shkelje e Kushtetutës kështu që nuk e kam të qartë si do të udhëhiqte shtetin ai njeri dhe të mbrojë Kushtetutën e tij nëse e shkel atë që në themelet e tij. 

Por, asgjë nga këto nuk janë të rëndësishme, me rëndësi është që sa më shumë të pështyhen serbët, të thuhet se çdo gjë është në rregull sa i përket sovranitetit, se si Kosova është unike dhe po prosperon përkundër Serbisë së ligë dhe të gjitha të tjerat të mbeten të mjegulluara, e votat vijnë vetë. Të kuptohemi, e njëjta situatë është edhe në anën tjetër. Zgjedhjet janë rast për pozita, dhe absolutisht asgjë tjetër. Kurse ti popull, voto! Do të jetë më mirë për dy, më së shumti tri vite!