Vetëshkatërrimi i paqes

Nuk mund e të mos e pyes veten çfarë sillet vërdallë në mendjen e nëntëmbëdhjetëvjeçarëve të cilët sherret i përfundojnë me të shtëna armësh dhe, siç doli në fund, me marrjen e një jete e cila në njëfarë mënyre ende as që kishte filluar? Prej nga u erdhën atyre fëmijëve ato armë? Kur isha nëntëmbëdhjetë vjeç unë kam dashur vetëm të shkoj nëpër ndeja, të kem mjaft miq dhe jetë pa stres.

0
1107

Nuk mund e të mos e pyes veten çfarë sillet vërdallë në mendjen e nëntëmbëdhjetëvjeçarëve të cilët sherret i përfundojnë me të shtëna armësh dhe, siç doli në fund, me marrjen e një jete e cila në njëfarë mënyre ende as që kishte filluar? Prej nga u erdhën atyre fëmijëve ato armë? Kur isha nëntëmbëdhjetë vjeç unë kam dashur vetëm të shkoj nëpër ndeja, të kem mjaft miq dhe jetë pa stres.

“Ka humbur jetën nëntëmbëdhjetëvjeçari N.A.” Bëhet fjalë për djaloshin mbi të cilin, së bashku me vëllanë e tij, Đ.A. është shtënë me armë më 11 qershor në Zveçan. Po atë javë, kundër patrullës së policisë në Mitrovicë është hedhur një bombë dhe një polic ka marrë lëndime të lehta. Kësaj radhe nuk na e ka fajin askush nga jashtë, askush “i tyre” nuk na e cenoi atë, ta quajmë paqe, të fituar me aq mund. Kësaj here, ne vetvetes ia kemi çrregulluar edhe këto pak ditë të qeta që i kemi.

N.A. dhe Đ.A. u plagosën, siç raportojnë mediat lokale, nga disa djem të lindur në vitin 1997. Gjatë të shtënave dy vëllezërit kanë marrë plagë të rënda për shkak të të cilave N.A është transferuar në spitalin e Kragujevcit. Deri tek ky qërim hesapesh erdhi, siç u tha, pas një sherri mes tyre.

Nuk mund e të mos e pyes veten çfarë sillet vërdallë në mendjen e nëntëmbëdhjetëvjeçarëve të cilët sherret i përfundojnë me të shtëna armësh dhe, siç doli në fund, me marrjen e një jete e cila në njëfarë mënyre ende as që kishte filluar? Prej nga u erdhën atyre fëmijëve këto armë? Kur isha nëntëmbëdhjetë vjeç unë kam dashur vetëm të shkoj nëpër ndeja, të kem mjaft miq dhe jetë pa stres. Për këtë në të vërtetë edhe shërbejnë këto vite. Si nëntëmbëdhjetëvjeçare në veri të Kosovës, çkado që të thonë të tjerët, unë jam ndier e sigurt. Tani nuk ndihem. Në të vërtetë është krejtësisht ndryshe.

Një ditë pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme, kundër patrullës së policisë në Mitrovicë është hedhur një bombë dhe plagë të lehta ka marrë një polic. Për fat të mirë, kjo nuk pati pasoja të tmerrshme sikurse incidenti me armë para kësaj. Në të vërtetë, policët po bënin kontrollin e rregullt të lokaleve të Mitrovicës dhe Zveçanit, puna e të cilave po kontrollohej pikërisht për shkak të atyre të shtënave me armë. Nuk di nëse kontrolli i kafiterive është zgjidhje për sherret, por çdo gjë është zgjidhje përveç hedhjes së bombave.

Në vend që të ndalemi dhe të pyesim veten se çka është ajo që ndodhi ditëve të fundit, ne vetëm po shkaktojmë konflikte edhe më të mëdha. Po e rrënojmë edhe atë pak paqe që e kemi. Nuk e di se çka ka pasur në mendje ai që hodhi bombën mbi policinë, por e di që kjo nuk i ndihmoi askujt. Përkundrazi. Vetëm sa e ka tronditur edhe më shumë jetën e njerëzve të zakonshëm të cilët nuk duan asgjë më tepër përveç se të shkojnë në paqe në punë dhe që të kthehen të sigurtë në shtëpi.

A qëndron problemi tek pranimi i ligjit, institucioneve, policisë? A e kanë humbur gjeneratat e reja diku busullën e këtë askush nuk e ka vënë re? Për çkado që të jetë fjala, ekziston diçka që është mbi të gjitha këto. Jeta e njeriut dhe asgjë më shumë.

Derisa Qeveria e Serbisë po na e paralajmëron ndërtimin e “Luginës së diellit” unë propozoj që ne të gjithë të merremi me gjëra shumë më të rëndësishme. Nuk kam asgjë kundër ndërtimit të asaj lagjeje dhe kthimit të serbëve në veri të Kosovës, përkundrazi. Por, derisa fëmijët tanë vriten mes veti, konsideroj që asgjë tjetër nuk është prioritet. Derisa të gjithë të mos e kuptojmë që duhet ta ndërtojmë paqen së bashku edhe midis nesh, gjithçka tjetër do të jetë më pak e rëndësishme. Mes tjerash, kush do të dëshironte të kthehej nëse askush nuk mund t’i sigurojë se do të mund të shëtiten të sigurtë nëpër rrugë. E askush nuk mundet dhe nuk dëshiron të jetojë në frikë.

Në fund të fundit, kush do t’ia shpjegojë vllaut të djaloshit të vrarë, familjes së tij, miqve të tij… Kush do të jetë përgjegjës për vdekjen e dikujt që ende nuk e ka shijuar jetën? Dy djemtë tjerë? E vërtetë. Edhe dy fëmijë tjerë që nuk kanë ditur se çfarë po bënin. Në fund, nëse nuk fillojmë të mendojmë kolektivisht për problemin që ekziston, kam frikë se do ta pësojnë edhe disa gjenerata të reja. Momentalisht, unë nuk ndihem e sigurtë. E deri tani nuk ka qenë kështu. Duke rrënuar paqen e brendshme lokale, ne po e rrënojmë këtë komunitet të cilin aq shumë jemi përpjekur ta mbajmë dhe ta ruajmë. Kam frikë. Për vetë neve dhe për fëmijët tanë. E ju?